August 13, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

UNË BIRI YT

(Mos e quani poezi, veçse po(e)zi)

Unë biri yt Kosovë, unë biri yt Dardani, biri yt Shqipni,
djali yt Çamëri, ytbir Iliridë, çuni yt Malësi e mirë …
unë gjali yt Luginë …
uh … sa i madh jam, n´mènen teme, de
djalë e shkuem djalit, bre

Po a s´më pvetë ´i herë o Trualli jem
bir i kuj (dreqit) mund t´jem tjetër
dhe çka bâna për Ty oj Iliri e vjetër
ti Amâ e Gadishullit t´kurrun e t´tretun
n´l´kuren tonë t´rjepun e t´rexhun

Ev po fort m´i do´ shpirti lajkat,
e për ankesa … s´janë gjâ kukuvajkat

Paj, as sa pshurrë pula gjâ t´mirë për Ty s´bana
Toka jeme,
veç që t´fala, t´shita e mâ shumë t´korita

Ah, m´et´sh pa mua
që kaq keq po marr n´vetëthua

Rrumullak, shkuan jet´na e breza
për ditë t´bardha e jo t´zeza,
Sh´Mitër e Shën Gjergj … e mènja sall u dergj

Mentor Thaqi
6 Maj 2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com