August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shkruan: Mustafë Krasniqi

ZGJOHU GJERGJI YNË

I shihni këta shkëmbinj
Të ndarë e të thepisur
Në mes shekujve të ikur
Me plagë dhimbje kafshimi
Nga gjarpri jo i shenjtërimit.

Në mes këtyre brigjeve
Kam puthur me afsh
Ngritur gjakun peshë
Jam therur, gjakosur
Buzët më janë tharë
Për qumësht zane…..

Sa herë kam thirrur nënën
Dhimbjet kur më kapnin
Motra e strukur në një qosh
Nga thimthi i gjarprit të prishur
Ma digjte shpirtin e lodhur.

O të isha Gjergj Elez Alia
Thosha edhe në këtë kohë!

Motër, Iliridë moj çupërroshe
E moj Çamja më e madhja
Dhimbjet sikur nuk ju pushuan kurrë
Thërrisni nënën, motrën Dardane
Me zë fshehur, dhimbje, lot gurrë!

Edhe sot në kullën prej guri e druri
Gjysmëhëna vije re e zezë
Po rikthehet fantazma
Zgjohu Gjergji ynë
Me shqipen dy krenare.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com