Çuditërisht – Tonin Nikolli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ÇUDITËRISHT…
Çuditërisht, nuk shihemi shpesh.
Çuditërisht,dëgjohemi rrallë.
Çuditërisht, midis nesh,
Ndodh diçka. Ç’të jetë vallë…?
Çuditërisht, më ndjek si hije.
Çuditërisht, fshehtas t’vij pas.
Çuditërisht, fjalë dashurie,
Ngado shkruajmë, rast pa rast…
Çuditërisht, kurrë s’jemi parë.
Çuditërisht, s’do shihemi kurrë.
Çuditërisht, si dy të marrë,
I hedhim zjarrit të njëjtët drurë…
2015
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com