August 6, 2024

Duarlidhur para fatit – Rifat Ismaili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DUARLIDHUR PARA FATIT

Buzë detit,
Me këmbët ujit të shkumëzuar,
I vetëm,
Qiellin përthith syve,
Tretem me të larg…
Ah, inatit e vrerit,
Nxirë e zemëruar,
Me jetën…
Hesht mes thellësive,
Herë dritë e herë natë!..
Jam pa kolorit,
Kërrusur si murg,
Pa trajtë.
Me lodhjen e jetës,
Fatin e Sizifit
Me veten ndaj…
Brenda hiçit ndryrë,
Tharë si trung,
Ushqim për djajtë,
Larg së Vërtetës,
Me përulësinë e tokës e plisit,
Shpirtin mbaj…
Nuk kemi dy jetë,
Njërën ta vuajmë,
T,na gëzojë tjetra…
Jemi sot,
Nesër se dimë…
A na thërret dielli i mëngjesit…
Mbajmë shpresë më kot…
S’na çojnë askund,
Këpucët e vjetra…
Buzëqeshje dhe lot,
Duarlidhur rrimë…
Dhe në heshtje vdesim…

Rifat Ismaili 2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com