E mbytem mbrëmë një nënë – Ildije Xhemali
E mbytem mbrëmë një NËNË
Dëgjuar në lajme se një grua nga jeta u nda
S’ju shua jeta, por jetën me dëshprim Ajo e la
Të gjithëve na u dhimbs, dhe fëmijtë e saj jetim
Secili brenda vetes, ashtu heshturazi bërë një betim
Sikur ta njihja, ndaluar me dorën e miqësisë
Ndihmë e shpresë, jo në atë rrugë të marrëzisë
Midis njerëzve,me halle, me brenga jetoi gruaja
Ishte bija, motra, shoqja, komshija, jo e huaja
Në zonën e saj pati një deputet që ia dha votën
Pati për zemër një parti, deri diku ndezur shpresën
Pati një derë kulti, ku falej, besonte e shpresonte
Që të nesërmen e fëmijëve të saj ta ndryshonte
Kur dielli iu fik, bota iu errësuar, rrethi iu ngushtua
Kur fuqinë e saj s’e ktheu në ushqim e gëzim
Ashtu siç bën çdo nënë për të vetin detyrim
Krahët iu prenë, qielli mbi kokë i ra, jetën e la
“Unë e zonja s’jam. Amanet:kujdesuni për ta ”
Poezi e përmbledhjes poetike
Lule mbi thinja