I ndryshuar! – Ylli Pollogati

İ NDRYSHUAR!
“Thuaj Nênês do vij,” iu pêrgjêrova hênês dikur…
Krahêve tê zogut hipa, qiellin pêrshkova
vija tek Nêna malluar…
Habin mbi mua hodhi,
s’mê njohu!
Lotêt mbi prag u pêrzien…
Su ndjeva mirê
Tê kisha ndryshuar kaq shumê?!
Dêgjoj kêngên e lumit kur mbi tê
zogjtê fluturonin
Aty u rrita
E kisha harruar…!
Qê kur bota u bê pa kyçe
harresa iu bê far,
syve…
Shtêpin e vjetêr kêrkoja
Kostumin e parê qepur me dorê usta Bardhi kisha fshehur
Me tê bêra dashuri…
Nê dorê digjej letra mbetur xhepit
E vêrteta ngecte qerpikêve…
Kostumin e mirê qê mora me vete se vesha qytetit tim
Mê bêhej penxhere e mbyllur shpirti..
” Bir, na pret Babai,” mê pêrmêndi ime mê
Mermerit tê ftohtê falje i kêrkova babait
Nênês,
si kisha ardhê mê shpesh…
Ylli Pollogati/Maj- 2020 –
—————/////////—————–