August 3, 2024

Kali i Doruntinës – Agim Basha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

AGIM BASHA…KALI I DORUNTINES/

/POEZI/

Ti je duke ëndërruar kthimin,ardhjen…patjetër…
Edhe kaq larg sa ke shkuar..
(Në cilën galaktikë vallë ndodhesh,,,?
Po,ç’brengë të mundon kaq shumë miku im…?!
Kur fort mirë e di:
Shpresës s’ja hedhin dot prangat në duar..
Nuk e lidhin dot me leje qëndrimi,me vizë..
Green card…a me cartë të bardhë…
Se ajo, është kali i Doruntinës…
Që në shpinë mban..
Dashurinë…atë mallin e larget që, pjek e pik…
mallin e motrës për vëllanë..!
Ngado që shkon,për ty vetëm njëra është…
udha e sigurtë…
kordinata Jane horizontet…që zbardhin para…
nuk them se rruga për ferr është mbyllur..
e prapë s’them se s”do bien si zogj, ca ëndra të vrara
Ti,gjithmonë do endësh kthimin ..
Dhe ska rëndësi nëse kthehesh herët apo vonë…
Edhe pse të mjafton parajsa e kujtimeve që ke ngritur..
Është gjithmonë një Doruntinë që të pret… (shkon e vjen../) Pavarësisht pse pabesitë do të shfaqen…një herë si Jago…e prapë …si Dezdemonë…!
Mërgimtar,ti pret pas dyerve që rrijnë mbyllur….
Kur kyçet e portave të atdheut tënd falen..a humbin…
O njeri….! i kalitur Saharës së shpirtit të botës që lartëson marrëzinë, urrejtjen…
Brengat,mëdyshjet dhe kujtimet bashkë…s’kanë fuqi të t’mundin…!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com