Kënga e jetës – Xhevdet Bajraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KËNGA E JETËS
Një fëmijë i zbathur
aksidentalisht e shkeli një lule
lulja klithi
dhe muret e botës u thyen
fushat u mbushën me Drerë të Kaltër
qielli u mbush me Pëllumba të Kaltër
u përzien të gjallët me të vdekurit
dhe më në fund u arrit paqja
Megjithatë
askush nuk mundi të flinte një kohë të gjatë
kënga e jetës ishte skandaloze
“Vitet që nuk e sollën pranverën”, De Rada, Ferizaj, 2018
Xhevdet Bajraj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com