Me siguri – Hiqmet Mehmetaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ME SIGURI
Mbi varrin tim të qetë, sigurisht,
hëna dhe yjet do farfurojnë,
stuhitë do të derdhen pambarimisht,
si të tjerëve eshtrat do t’ m’ i përshkojnë.
Në vendlindjen time, nëse pyesin një ulli,
do t’u përgjigjet dëshmitari i blertë
do të hapë gojën, do t’u thotë me siguri:
” Nën këmbēt e mia prehet një poet ”
H. Mehmetaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com