August 10, 2024

Mos ngri dore mbi gruan tende – Servet Xhelili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOS NGRI DORE MBI GRUAN TENDE

Ne qofsh burr me mend e zemer,
I fort dhe me dinjitet,
Mos ngri dore mbi nje femer,
Se burrit si ka lezet.

Me par se ti te dalldisesh,
Dhe nervat te te leshojne.
Me par se sherrin te nisesh,
Qe s’dihet si do mbaroje.

Thirr arsyen,te t’vij prane,
Te t’ndihmoj qe te kuptosh,
Qe burri ne çdo rrethane
Nervat duhet qe ti mposht.

Femra ne gjinin e saj,
Esht krijuar delikate,
Ajo vritet dhe me fjale,
Me fjalet qe ti si mate.

Burri qe ta doje gruan,
Me par duhet te kuptoje,
Se bota kur esht krijuar,
Per te pati aq nevoje.

Femra esht diell qe ngroh,
Eshte si drita qe shkelqen,
Lum ai burr qe e kupton,
Dhe ne shpirt kete e ndjen.

Femren,qe ti e ke zgjedhur,
Sepse shum,te ka pelqyer,
Edhe mendjen,e ke mbledhur,
Mbrapa me,per mos tu kthyer.

Do t’thot,se ti vet ke rene,
Ne flaken e dashurise,
Je dehur dhe te ka zene,
Nektari i paradise.

Dhe kete po ta kuptosh,
Qe dashuria si ndjenje,
Nis,kur ti te dashurosh,
E nuk mbaron asnjehere.

Mbi kte dashuri te pare,
Qe vet femra ta dhuroi,
Burojn te tjera me radhe,
Siç buron ujet e kroit.

Ajo femer,qe u be grua,
Dhe lidhi jeten me ty,
T’ra ne bes,e kraharuar,
Te ra ne preher,si nje femi.

Dashurin per te treguar,
Edhe ty,per te ta fale,
La ajo,prindrit e çmuar,
Vlla e moter,e me radhe.

Ajo erdhi ne der tende,
Per te te bere me krah,
Pa vrije pak ate mendje,
Ajo do te bej baba.

Veç se gruaja,di ta beje,
Te mbjell far,e te çel jete,
Veç ajo mund te te gjej,
E te t’bej,dhurat te shtrenjt.

Se dhe jeten tende,o burre,
Grua qe qe ta ka dhene,
As kete mos e harro kurre,
Grua qe,dhe per ty Nene.

Gruaja te fal femije,
E te mbush me dashuri,
Gruaja ta mbush shtepine,
Jetes i jep gjalleri.

Pa mendo pak o njeri,
Nje plage ne vend te lig,
Askush nuk ve dor aty,
Veç se gruaja nje dit.

Mendo,kur digje si prush,
Kush naten e gdhin mbi ty,
Veç se gruaja dhe askush,
Lutet,e s’ve gjum ne sy.

Buk e gjell kush ti gatuan,
Qe kur vjen ti i gjen gati,
ç’do mund te beje pa grua,
Si do mund ta shtyje vaktin.

Po per te lar e nderruar,
Ti o burr si do tja beje,
Jan pikerisht ato duar,
Me te arta s’do ti gjeje.

Ndaj sa her qe ti ngre dore,
Nuk je veç se dru i shtrember
Shfryhesh mbi gruan e gjore,
Dhe ben trimin me nje femer.

Fali asaj dashurin,
Foli edhe kur gabon,
Po mos ja fyej krenarin,
Se ashtu gje s’rregullon.

Beje qe ajo te ndihet,
E sigurt ne kraht e tu,
Keshtu ngushte do te zihet,
Me ngrohtsi e jo me dru.

Urt e but do ta kuptoje,
Gabimin qe pati bere,
E me shum do te te doje,
Dhe me lart do te te vere.

Mjaft dhe mos e felliq veten,
Mos i trego muskujt gruas,
Se Zoti kur te te qepet,
Te gjitha mund ti paguash.

SERVET XHELILI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com