August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Miq te mi,
Nje fundjavë të këndshme ju uroj !

NJË ZANË

– S’qënke e vërtetë, qënke veç një ëndërr,
Ndaj e ndiej thellë tronditjen në zemër .
Ah moj ëndrra ime, pse më erdhe pranë ?!
Pse më ngatërrove keqas mua me një zanë ?

– Unë nuk jam ëndërr, po jam e vërtetë,
Vi prej maja malesh ku puthen me retë,
Nga malet me borë Çipini e Çika,
Vi nga Këndrevica, vi nga Bogonica.

Ujë bore piva tok me perëndeshat
Ku pinë luanët edhe luaneshat,
Bashkë me sorkadhet, tok me to u rrita
Në pyjet e gjelbër me bredha e pisha.

Me zana e xhinde unë kam jetuar,
Zoti më ka larë me ujë të bekuar,
Vi nga ato male, jam zonjush’ e rëndë
Një fajkua mali mund të m’i marr’ mëndtë .

H. Mehmetaj ,Vlorë 1996 , e pa botuar ( dorëshkrim)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com