August 7, 2024

Nuk më ndajnë dot nga ty! – Xhuljeta Ferraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nuk më ndajnë dot nga ty!
……………………….
As alpet me borë,
As dimri acar,
As dielli i nxehtë,
Nuk më ndajnë dot nga ty.

As deti i pafund,
As stuhitë me dallgë,
As cunami me shi,
Nuk më ndajnë dot nga ty.

As loti i kripur,
As dhimbja e shpirtit,
As sëmundja e shekullit,
Nuk më ndajnë dot nga ty.

As shantazhet egoiste,
As kurthet e njeriut,
As shpifjet e të ligut,
Nuk më ndajnë dot nga ty.

As lindja e djellit në veri,
As perëndimi në jug,
As kilometrat pa fund,
Nuk më ndajnë dot nga ty.

As nata pa gjumë,
As barku pa ushqim,
As magjia e zezë,
Nuk më ndajnë dot nga ty.

As feja myslimane,
As ajo kristjane,
As prifti me hoxhën,
Nuk më ndajnë dot nga ty.

As ngjyra e lëkures,
As gjuha e huaj,
As vula e identitetit,
Nuk më ndajnë dot nga ty.

As zënkat dy ditore,
As mëria kapriçoze,
As xhelozia e çmendur,
Nuk më ndajnë dot nga ty.

As plagët e hershme,
As dhimbjet e jetës
As vdekja fizike,
Nuk më ndajnë dot nga ty.

………………………………………………………….
Autorja- Xhuljeta -Ferraj 8/05/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com