Shqipëria – Hajdin Morina

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
SHQIPËRIA
Shqipërinë e pata njohur
së pari në librat ilegalë
dhe në burgun
e mësuesve të mi në gjimnaz.
Shqipëria s’ishte
as ajo në librat e historisë,
as ajo në hartat e gjeografisë.
Shqipëria nuk është as kjo
që mësohet sot në shkollë.
Asnjë hartë nuk e mban
Shqipërinë që njoha
në librat ilegalë në gjimnaz.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com