August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Zemra që falë…..

A thue foshnjes kur del ne jete,
Zoti i pat thane per me vajtue?
Se n’boten tjeter ti s’ke me gjetë,
ç’fare n’bark të nanes e kish gatue.

Kur frym’ ma s’parit n’gjoks shtrengue,
ne gji te nanes tuj‘ thith‘ dashni,
shpejt ke mu rrit, ke me kuptue,
se per mbas saj‘, kurr ske mu ngi……

Tash ke me mesue se pranvera,
vec nje her’ n’vit’ ka per me çilë
Uf….. e buf…. nder stinat tjera,
s’ke me e ndi kurr vedin mirë.

N’at’ za’ te shpirtit nina- nana,
qe botes i fali gjithher’ shpëtim.
Kur zjarri digjte nder kater ana,
zemra e saj s’dha kurr mallkim.

Te falem Zot, dashnise t’bekue,
që ne gji të nanes Ti e ke kall‘.
Kjo bot‘ e brishte shpejt‘ kish‘ mu shue,
n’se zemra e Saj s’kishte me fal‘.

Ragip Dragusha

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com