11 MAJ ‘99 – Nijazi Kastrati
11 MAJ ‘99
Sot e njëzet e një vite më parë
Gjithçka tym e zjarr.
Zhurma, bërtima, lemeri
Ngado silleshe ishte tmerr i zi.
Shtëpi e vathe djegur e shkatrruar
Njerëz të vrarë, plagosur e dëbuar.
Ushtarë sërbë, policë e paramilitarë
Me urdhër të prerë; vrani shqiptarë!
Vërsulur nga çdo anë ushtarë të armatosur
Çdo kujt në rrugë e shtëpi jetën duke i kanosur.
Para fëmijëve vranë: Ismajlin e Asllanin e
Nevzadin,
E në mal të Karaçevës Mehmetin, Ramadanin
Ishte ditë e bukur maji e me vapë
Fëmijë e të rinj nga frika iknin malit me vrap.
Në atë ditë tmerri, flakë e tym
Çdo kush kërkonte shpëtim!
Vjedhje e plaqkitje në çdo shtëpi
Marka, para, ari e flori.
Kjo ditë tmerri do përkujtohet cdo vit në këtë anë
Se si barbaria serbe djegi, plaqkiti, dëboi e vranë.