Do të vij… – Suzana Alimani
DO TE VIJ……
Nuk vij si flladi i pranveres
dhe as si deti qe ka vale.
Nuk vij si kenge e pakenduar
dhe as si zemer qe ka mall .
Nuk vij si zeri i bilbilit
dhe as si flufur do te vije.
Nuk vije si blete lule me lule
nektar me mllef te te perpije.
Nuk vij si agu i mengjesit,
si perendim nuk do te vije.
Nuk vij si hene dritefikur,
as si acar te fergellije.
Nuk vij si ujk apo ulkonje
te pretendoje pronesi,
nuk vij si shege o si begonje
te te marros ne cmenduri.
Nuk vij si re mbi ty te zbrazem,
as si rrufe qe te mbjell zjarr,
si rrugetar qe kane plackitur
apo brengelindur mergimtare.
S’ do t’vij me zerin e laraskes,
nuk vij si melodi pa fjale,
dhe as si qyqe kengeshuar,
si shterpe o nene ngelur pa djale.
Nuk vij si drite vetetime
as si lypsar te te shqetesoj,
mbi gjoks te ulem tek ke dhimbje
e ritmin zemres t’ia ngaterroj.
Nuk vij si afsh te te marr frymen
as si kusar te te plackis.
Nuk vij si hene dhe as si diell
ne shtojzovall’ te katandis.
Nuk vij si llampe dritemekur
as si nate qe s’ ka mbarim,
si varg i humbur, i pathekur
te gjoksit tim ne pervelim.
S’ do t’vij si shelg i perlotuar
as si ujevare kurore-ylber,
as si perro i permalluar
dhe as si vdekja qe s’ te merr.
S’ do t’vij si toka e zhuritur
as si nje det qe nuk ka kripe.
S’ do t’vij si vjeshte e pafrutuar
as si fantazme qe te ben frike.
Do t’vij si brenge e patretur,
do t’vij si qiell, do t’vij si bryme,
do t’vij si vashe e pergjeruar,
do t’vij si shpirt, do t’vij me fryme.
SUZANA ALIMANI.
26.5.2015