August 6, 2024

Përshëndetje pranverës – Selajdin Gashi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Përshëndetje pranverës

Në mes të rrugës të kanë mbërthyer
Me lajka e lutje të kanë mashtruar
Dhembja jote mijëvjeçare tani
Nisë udhëve të reja shtegtimin
Për në parajsë s’është e gjatë rruga
Për në ferr më e shkurtër se jeta.

Këngë gëzimesh ti zgjohesh nga ditë e mjegullt
Zogjtë thërrasin mes brigjeve, të ëndërrojmë
Kjo tokë, ky qiell, tranden në ethe trishtimi
Përdita thërrasin pavdekësia e amshimi
Nën degë peme kujtesë e brishtë
Çast përjetësie kur dashurojmë

Bulëzat e barin i ledhaton puhizë pranvere
Jetë, ti nxjer mrekullitë më të thella, të lutjes zgjime
Më thuaj kur të vijë agim i pritur
Unë fjetur do jem, ti m’zgjo pa premtime
Më të mirën liri pres, pres shpëtime
Perëndi, ti njeh vullnete, njeh çudi

Pastaj mendje të kthejllëta do vijnë, të ardhmes filiza
Neve poeteëve të na bëjnë analiza, të na nxjerin
Të deprimuar, skizofrenik, nga psikozë të përvuajtuar
Nga shtrat i vdekjes sonë shpirtin vegues të shpalosin
Në harta të sistemuara logjikisht të vijnë në përfundime
S’është asgjë të jetosh podrumeve të mykëta

Ndërsa ne, të vetëdijshëm tani përhoshim agun tonë të përhitur
Kuvendojmë e shahemi, asgjë për atë botë s’lëmë të mbetet
Kur dita shfaqet sheh dikush murosjen tone, përgjon
Vargun e trisht, pyet i habitur, çfarë janë këto lëkundje
Kallinjsh të prerë pa sopatë, pa shpatë, pa drapër korrjesh
Gëdhihen e shterren, vdesin e rilinden, tranden e gëzojnë

Hyjnore veprat tuaja filiza të një t’rdhme të largët
Hyjët e hyjneshat i lusim për mëshirime, ku janë e s’janë
Pastaj shohim pranverën, flasim me gjelbrimin, dehemi pa verë
Në gurë, në gjethe, në trungun tonë të lashtë kërkojmë shenjat
Diell i ri, diell i ditëve ilire, na ndriço udhët e mugëta me t’ardhme
Se ne të pa-diturit s’shkojmë askund ndërsa mezi latojmë vitin n’ëndërrime
Selajdin Gashi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com