Bjeshka e Drenicës (Komandant Abaz Thaçi) – Emine Imeri
Bjeshka e Drenicës
(Komandant Abaz Thaçi)
Trim i rrallë me zemër mal
luftëtar Komandat Bjeshka
me ushtarët çlirimtarë
s’i ndali dimri e as vjeshta
Nuk e ndali as armiku
me pushkë n’dorë, këngën n’çifteli
në Koshare theu gurët
për shqiptari nuk ka kufi
Abaz Thaçi trim Drenice
lum nënëlokja që t’ka rrit
gjaku yt ujit lirinë
ardhmërisë i jep dritë
Lavdia jote sa vet Drenica
do të rrojë sa vet toka
pushka jote n’shtëpinë muze
ruhet me mall e krenari, nga nënëlokja!
Emri yt n’rrugën e lirë
është shkruar me shkronja t’mëdha
nuk t’harrojmë përjetë e mot
të kemi hero, të kemi vëlla!
Maj 2020
📝Emine Imeri
Kjo eshte nje poezi e kushtuar Hero i Kosovës Abaz Thaçi, e cila mund te perdoret edhe per tekst kenge
Te drejten autorie e mbaj vetem une autorja #EmineImeri