Ndër lulet më të bukura – Zymer H. Haliti
NDËR LULET MË TË BUKURA
(Një lules së bukur manushaqe)
Në jetë haprova në shumë fshatra,qytete
Sa shumë lule të bukura unë kam shikuar
Por,ndër lulet më t’bukura vetëm ty t’gjeta
Dhe të këputa e në kopsht të kam dërguar.
Ty moj lule ndër më të bukurat kur të shikoj
Më duket se jam më i lumturi në këtë botë
Sepse, me ty jeta ime që kur çele ndryshoi
Ndaj Ty me shumë dashuri të dua edhe sot .
Ti ,që kur erdhe këtu ndryshove jetēn time
Duke m’sjell plot lule tjera shumëngjyrëshe
Sot bashkë me rrezet e diellit ti po lulëzon
Më bëre të ndihem fatlum,jetën më begaton.
Do kalojnë vite e vite Ti do jesh në lulëzim
S’do lejoj kurrë të vyshkesh Ty manushaqe
Sepse je pjesë e pandashme e shpirtiti tim
Dhe gjithmonë t’falenderoj që dritë më fale.
Zymer H.Haliti