Përfytyrimi – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PËRFYTYRIMI
( Marre nga libri “ I Lare Me Yjet”)
Ç’ia shkela syrin diellit
në qeshje çapkëne
e mbeta adoleshente e tij!
Pritje dite,
rrëmbim nëpër natë!
Vetëtimthi në ngazëllim
ia nisën këngës bilbilat.
E si mund ta ndërroj atë dashuri
ku emocionet e gjithë qenies
shpërthyen njëherësh
duke më bërë skllave të një bote të tërë?
Larg qoftë mospëlqimi i asaj nate…!
Të betohem
në moskontroll rrahjesh
qëndrova ashtu e hutuar
në paqe të pakundërshtueshme
brenda vetes…!
Për momentin në lëshim të plotë
mbretëroi bindja e qartësisë hyjnore!
Zoica Gjolla Popi
2 – 10 – 2018
Angli
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com