Asimilimi – Astrit Bulla
ASIMILIMI
E shtunë ajo ditë,
Tek bëja pazar,
Pranë meje një çift,
Ishin shqiptarë!
Qenë veshur bukur,
Shkonin buzagaz.
Një fëmijë, si flutur.
I ndiqte nga pas.
Por djali një çast,
U shkëput nga nëna,
Dhe mori një çokollatë,
Se ja kishte ënda.
-Hajde da mamma Renato,
Vieni vrap këtu!
Lascia il cioccolato!
Cosa fai ashtu?!…
Më erdhi shumë keq,
Sa s’ka të treguar,
Mendova me vete:
“Qenkan asimiluar!”
-“Vërtet kaq e pavlerë,
Është kjo gjuha jonë,
Aq sa edhe fëmijës,
T’ja mësosh s’denjon?!!!”
Kur të rritet djali,
Çfarë gjuhe do të flasë?
“HELLO BOSS”babait,
Apo “CIAO”mamasë?!!!…
U largova i pikëlluar,
Më zuri trishtimi,
Me vete duke menduar:
“Ruhuni nga ASIMILIMI!!!…”
TITI…