August 4, 2024

Rikthemë…! – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

RIKTHEMË…!

( Libri “ E Larë Me Yjet”)

E dua në përkryerje këtë natë
midis zjarrit ëndërrimtar.

Lëri kapriciot
se qielli ndahet më dysh
në një vijë të padëshiruar.

Frikësohem mos gaboj
e mbetem mes dy shkëlqimesh
që ma vrasin dritësyrin,
venitje gri
thellësisht gri.

Rezistomë!
Ti akoma më pëlqen…
do të vdes për ty…
mister i gjallë nuk jemi?
Në inkadeshenten e shpirtit
dua të mbetem.

Rikthemë
në ngjyrën blu
thellësisht blu,
më bëj të besoj se jam unike!

Po ta pëshpërit ngadalë
ashtu ëmbël…ëmbël…
butë… butë…

Vetëm ti mund të më bësh
të pangjashme në ringjallje
vetëm ti…,
besomë…!

Zoica Gjolla Popi
1 – 10 – 2018
Angli

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com