August 7, 2024

Ceremonia e çifit të dy zogjve – Nezi Plaku-Velaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ceremonia e çifit të dy zogjve

Mu në prevazin e dritares time,
Një çift kumrish kanë gritur folenë,
Vinë e ikin simbas qejfit të tyre,
Asnjë njeri s’jua prishin qetësinë.

Herë vinë të dy e hyjnë jashtë e brënda
Herë, kur ikën njëra, përsëri tjetri vjen,
Një vezë që ndodhet tek foleja e tyre
Asnjë herë vetëm atë nuk e lënë

I shikoj të dy zogjt e dashuruar,
Edhe ata me ëmbëlsi më shikojnë,
Nuk çuditen fare, por as nuk trëmben,
Puthen sqep më sqep në syrin tim të qetë.

Unë marr në dorë disa thërrime,
Ju afrohem avash-avash si me lezet,
Nuk dua tju a prish qetësinë dy pëllumbave,
Njëri nga ata mbi dorën time çuk-çuk, çukit.

Çukasin të dy, herë njëri, herë tjetri ,
Pastaj më shikojnë drejt e në sy,
Unë ju flas të më kuptojnë me gjuhën time,
Ata “gu-gu-ftu” me mirnjohje këndojnë të dy.

Fillova të kuptoj edhe gjuhën e zogjve,
Prania ime, aspak çiftin s’e bezdis,
Ata flasin “gu-gu-ftu” gjuhën e tyre,
Si në ëndërr fluturoj dhe unë, me dy zogjt në hapësirë.

Në praninë time dashurinë e tyre celebruan,
Unë si dëshmimtare në lumturinë e tyre marr pjesë,
Do ta nënëshkruaj me shkronja t’arta të zëmrës time,
Si zgalem këtë dëshmi në poezi do ta gdhënd.

Një dëshmimtarë tjetër në ceremoninë e çiftit,
Ishte dhe zogu që atë moment doli nga veza,
Me një “gu-gu-ftu” që mezi i doli nga kraharori,
Korit të urimeve ju bashkua me një buzëqeshje.

Bashkë me diellin që përshëndet me rreze të zjarrta,
Ishte dhe një fllad që puhiste lehtë e lehtë,
Për të aprovuar dashurinë e çiftit të lumtur,
Vulosën të gjithë me një “Po” atë Fletë.

Copyright@NeziPlaku Velaj
Tiranë 13. 05. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com