August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shkruan: Mustafë Krasniqi

DERI KUR JU…

Dikur thoshin, burrërisht
Fjala- fjalë e besa- besë
Ata nuk i skuqte grykëholla
Vdekja jo se jo!
Burrërisht betoheshin
Në tokën e bukës
N’të kuqe fushë, se
As një pëllëmbë toke
krua s’do falet!
Ata…
burrërisht këndonin
Edhe atëherë
Kur n’hije besëthyesit
Ia thyen shpirtin atdheut!
Këto hije të dyfytyrësisë, dje
N’sahan lëpirje shanin UÇK-në
Sot nëpër debate
Kanë plot gojën UÇK.
Ky lloj tipave sehirxhi
Ndërrojnë fytyrën
Luajnë lojën n’hije
Sikur dje dhe sot
Pa u skuqur fare.
Nuk e di…
Ky soj i njerëzve
Pse nuk i pshurrin
Hijen e tyre të ndotura
Për ta ndërtuar një jetë të re!
Deri kur ju ….
kështu
Me dy fytyra?

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com