August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KUSH JE TI

Kush je ti që më gjykon
Çfar bëj e si jetoj
Jeta ime më takon mua
Zgjidhi problemet e tua
Para se të jesh vonuar

Kush je ti që të tjerët gjykon
Çfar bëjnë e si jetojnë
Kush je ti që kërkon llogari
Kur s’je Zot as Perëndi
E si të quajmë a je njeri

Shiko vetën në pasqyrë
Ndrysho mendjen për të mirë
Kërko dalësh nga errësira
Të shohësh dritë për ditë të mira
Kuptoje ç’është familja

Nuk jetohet për të tjerë
Mos u bën i mjerë
Po u more me punët e tua
Gjithçka mbar ka për të shkuar
I lumtur në jetë ke për të jetuar

FK

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com