Mos e vrisni shpirtin e poetit – Asllan Miftari
MOS E VRISNI SHPIRTIN E POETIT
Mos e vrisni shpirtin e poetit
Ju “arbitër”, që shigjetoni fushave të poezisë
Poezia është ndjenjë shpirtërore
Është lule-dhuratë, lëshuar prej Perëndisë
Vargjet e poetit janë lule shprese
E shpërthejnë me erërat e ngrohta të prillit
Vargjet e poetit kërkojnë gjykim shpirtëror
Jo fishkëllimë “arbitri”, GOL me një të rënë bilbilit…
Mos i prisni lulet aromatike të shpresës….
Ju, që operoni fushave të poezisë…
Vargu i poetit s’ është profesion siç…!
Është mision shpirtëror, lule e Perëndisë !
Mos e shkulni vargun e poetit
Le të mbijë e të lëshojë aromën e freskisë
Le të rritet e ti japë mesazhe paqe e shprese
Natyrës, njerëzimit e mbarë gjithësisë !
Mos ia prisni krahët vargut të poetit
Le të fluturojë drejt qiejeve të lartësisë….
Mos ia thani krahët vargut të poetit
Vargu i poetit është vrasës i xhelozisë !
Mos i thani rrënjët e vargut të poetit !
Ai mbin në pikun e natës, orëve të qetësisë
Ai mbin kur ndriçon hënë, orëve të mrekullisë
Mbin e vaditet, nga engjëjt e Perëndisë !
Mos ia këpusni kokën vargut të poetit !
Vargu i poetit, i përcjell paqe e shpresë njerëzisë !
Vesat e mëngjesit, s’e thajnë dot vargun e poetit !
Tek shpirti i lexuesit, si rrap madhështor e lule shprese është i mbirë…
Aty vaditet, rritet e pikon shpresë e gëzim pa mbarim…
Në shpirtin ku ka mbirë vargu i poetit !
Nuk e tundin as gjëmimet, as çmenduritë e ballëve të tërmetit !
Vargu i poetit është lule shprese,
E lëshon aromë paqeje e shpresë pa mbarim
Sa çiltër ndjehet vargu kur rrëshqet nga pena
Sa i lumtur ndjehet kur lexuesi i jep adrenalinë
Sa i lumtur kur lexuesi e mbush me frymëzim
Sa i lumtur kur tek lexuesi nuk jep dëshprim
Sa i lumtur kur lexuesi i jep drejt – vlerësim !
Mbremje te mbare miq te nderuar !
Copyright@Asllan Miftari
Tirana- Albania🇦🇱