O diell – Seti Pezaku Vladi
O DIELL
Si nuk u lodhe, i magjishmi diell!
Ke harruar qerpikun ta mbyllësh,
Nga agu në ag pa gjumë syrit vënë,
Shkon e vjen nëpër pragje zemrash
Ku zemrën tënde ke lënë.
Përqafohen rrezet me zanat e pyjeve,
Me krahët e laureshës n’fluturim,
Gërshet ato bëhen me këngët e krojeve
Nga jeta kur nis e gjer në mbarim.
Pranverën e qëndis me penelata ylberesh,
Verën e vesh në bronz e stoli,
Mbi vjeshtën ndez prushnajën e yjeve,
Dimrit acartë zbut borë e stuhi.
Rreth tejo, o diell, sillet galaktika,
Hambar drite prej teje ajo merr,
Me fjongo gjerdanësh belin i ndrit,
Asnjë yll të saj nuk len në terr.
I palodhuri diell, epope qiellore,
Me dashurinë tënde jetën e ushqen,
Në miliarda vite veten ke tret,
Ngjitesh mbi male, ulesh mbi fusha,
Mbrëmjeve, të dashurës hënë vendin i lë,
Ndez kandilat e qielli e mbi det zbret.
Ti kudo, me një tufë gruri në duar troket,
Portave hyn nga rrënja në fletë.
@seti pezaku vladi
14/05/2020