August 4, 2024

Gjurmet tona – Shefik Arifi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

GJURMËT TONA

Në rrugëtimin tonë të jetës,
Disave u priten ëndrrat në mes.
Duhet ta them për hir së vërtetës,
Dhe bien shpejt në harresë.

Por edhe ata që si gjethe në vjeshtë
Në stinën e tyre ikën me mall,
Trishtimi si bora që malet i vesh
I shoqërojë gjer sa vajtën në varr.

Të gjithë jemi bashkë në jetë
Si unë, edhe ti tek ai gur varri do vish.
Të tjerët që do të vinë pas nesh,
Do të thonë: -Kjo botë për neve ish!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com