August 7, 2024

Kënga jonë… – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kënga jonë…

Çifteli, moj zogëz mali !
Kurrë s’pushove, tuj këndue…
Nëpër breza, djalë pas djali,
N’dorë t’shqiptarit,-Moj qofsh bekue!

N’telat tuaj, flet historia…
Ç’na thanë gjyshërit nëpër mote
E përjetshme qoftë lavdia,
Kushtrim brezash kënga jote !

Ti, i këndove Gjergj Kastriotit
Dedë Gjon Lulit, Çerçiz Topullit
Oso Kukës në Kullë t’barotit
Mic Sokolit, në grykë të topit !

Ismail Qemalit, Hasan Pishtinës
Ibrahim Rugovës e Ukshin Hotit
E të tjerë, që i vranë pas shpinës,
Ka shumë sosh, trimash të motit!

Epopeja e Lavdisë…ranë Jasharajtë, të pesëdhjetë !
Për t’i vënë kurorë lirisë…
t’mos jetojmë lidhur në pranga !
Diell e hënë sa do të ketë…
N’çifteli u këndohet kënga !

Musa Dushica,
0. Maj, 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com