August 10, 2024

Natë zymtësie – Zymer H. Haliti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NATË ZYMTËSIE

Sa shumë fjalë janë mbledhur
E s’mund të t’i them dot sonte
Nëpër rërën e lagur kam ecur
Zbathur,i etur për ujë t’krojeve.

Kjo natë e zymtë gjumin më tretë
Përpëlitem,harlisem si një skyfter
Ëndrrat e bukura që kisha për jetë
Ngadalë e qetë po mbulohen n’terr.

Sa e gjatë kjo natë zymtësie vonon
Akrepat e orës prishin pak qetësinë
Dhoma ku gjendem sikur më tregon
Sa e sa ëndrra n’jetë gjejnë vetminë.

Edhe sa orë pres që të agojë mëngjesi
Bashkë me freskinë e luleve trëndafile
Ftohësinë e kësaj nate do e ngroh dielli
Vetëm të mos kem kurrë natë zymtësie.
Zymer H.Haliti

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com