Pensionistët – Ildije Xhemali
** ** ** Pensionistët
“Puna e mbar’ ” uroi këmb’sori
Shokun e tij me shat’ në dor’
“Të mbarë paç”, kthyer pun’tori
Fytyra skuqur, ndezur horë
“Herët sot punën filluar
Rri n’ shtëpi, gëzo pension
Gjithë jetën pun’, munduar
Ësht’ koha për të pushuar”
-Fjal’ e drejt’, i urti mik,
Urtin që ma la I pari
S’e shkel dot, s’i them ik
Iku dimri, vjen behari.
-Djemt’ shpërdar’ nëpër bot’
Shesin djersën fare lirë
Më lëviz këmb’ e dorë
Dhe nga puna kam të mir’
-S’kam keq, më pak ilaçe
Zarzavatja nga imja dorë
Mjalt’ ,freski n’timen baçe
Dhe bollëk n’familjen tonë
-Pata unë, do kesh dhe ti
S’gëzojmë, jo veç të ndarë
T’mbjellim mirësi, dashuri
Në kët’ KOMB, lën’ ngaTë Parët
Poezi nga permbledhja
“Lule mbi thinja”