Shkallet e jetes – Astrit Bulla
SHKALLËT E JETËS
Ai ishte fatzi,
Shumë i varfër ishte,
Aq sa për shtëpi,
Një kasolle kishte.
Kishte pësë fëmijë,
Barkboshë, rrobashqyer,
Nisej çdo ditë pagdhirë,
Të punonte për t’i ushqyer.
Trastën hedhur në sup,
Nxitonte, vraponte.
Një kafshatë bukë,
Me punë të siguronte.
Kur bukën siguronte,
Bëhej shend e verë,
Kur asgjë s’fitonte,
Veten quante të pavlerë.
Një ditë të ngratit,
I mbiu nga dheu,
I buzëqeshi fati,
Në një shtëpi BEU.
” Hip përmbi çati,
Diellin do shikosh,
Dhe kur unë të vij,
Ç’ke parë të më tregosh!”
Hipën mbi çati,
Diellin të shikonte,
Befas sheh një bari’,
Në rrugë me dhentë po kalonte.
E përshëndet bariu,
E përshëndet dhe ky.
“Më thuaj o njeri,
Çfarë po bën aty?”
“S’e sheh? Unë mavria,
Diellin po shikoj,
Që kur të vijë Zotëria,
Ç’kam parë t’i tregoj!”
“Më ver veshin mua,
Më dëgjo një fjalë,
Kur të vijë i thuaj:
-Kam parë dy shkallë!”
“Në njërën nga shkallët,
Pashë njerëz që hipnin
Në tjetrën përballë,
Të tjerë njerëz zbrisnin!”
Në mbrëmje u kthye BEU,
“Më thuaj ç’ke parë?”
Dhe ky shpejt j’a ktheu:
Që kish parë dy shkallë.
BEU shumë u mërzit,
Na u bë furtunë,
E pagoi, i tha ” Mbushu, ik!
Këtu nuk ke më punë!”
Hodhi trastën në sup,
Ishte nxirë dhe rreshkur,
Nxitoi të blinte bukë,
Bleu dhe ca peshk.
Arriti në shtëpi i ngrysur, i heshtur,
I dha bukën gruas,
Gjithashtu edhe peshkun,
I tha për t’a gatuar.
Gruaja peshqit tek pastronte,
Një nga një me radhë,
Syve nuk po u besonte,
Në çdo peshk një perlë e bardhë…..
Kaluan shumë vite…
…. Në restorantin e tij,
Vuri re tek vinte
Për të ngrënë,
Një njeri.
Rrobagrisur , veshur,
Dukej dhe barkbosh,
Ishte i ngrysur, i heshtur.
Porositi një Groshë.
E kuptoi kush ish,
E njohu menjëherë,
Për të ngrënë i çoi mish,
Për të pirë i çoi një shishe verë.
Pranë tij zuri vend,
I tregoi të vërtetën.
“Zotëri, a më mban mend?
Të kujtohen”SHKALLËT E JETËS?”
Tjetri sytë picërriti,
E njohu edhe ish BEU,
Gotën e verës e ngriti,
Të tërën me fund e ktheu….
TITI.