August 10, 2024

Ajo që kam dashtë… – Abdi Përgjegja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ajo që kam dashtë….

Deng
e kam kryet me marrina
si një magazinë pa inventar.
Deri tash
kam nxjerr n’vitrina,
vetëm ç’kam dashtë,
ju për të parë.

Deng
e kam shpirtin me vogëëlsira,
si njè magazinë
e pasistemuar.
Deri tash ju keni pa n’vitrina,
ç’kam dasht unë
me ju treguar.

Deng
e kam jetën që ka kaluar,
me budalliqe të vogla
e mosrealizime.
Po unë
vec tè mira ju kam treguar,
nuk kam dashtë
të keni zhgënjime.

Tash
jam lodh me këtë gjendje !
Do ju rrëfej
të vërtetën realisht.
Gjithçka ,
ju kam thënë
Tash sa vjet me vargje.
Është jeta ime,
ajo që kam dashtë,
Të ish.

Miku Artit

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com