Akoma nuk je shëruar Baba?! – Eduart Veli
AKOMA NUK JE SHËRUAR BABA?!
Pesëmbëdhjetë vjet,larguar në rrugën pa kthim.
Gjithë këto vjet baba,akoma s’ke gjetur shërim?
S’gjete shërim,pranë nënës,vëllait,pranë djalit?
A mos vallë, i je ngjitur sërish,rrugëve të malit?
Pesëmbëdhjetë vjet ,na mungon e jotja aromë.
Mungon zëri juaj,në oborr,në shkallë në dhomë.
Çdo ditë,më duket sikur të shoh te pragu derës.
Të shoh,kur zbret nga mali,mes shiut dhe erës!
Që ke ikur nga ne,asnjëherë nuk e kam besuar.
Sikur një ditë,”Erdha unë, do të thuash i gëzuar”!
“Mos u kthye babai ,pyes nënën shpesh herë?!
Babai më thotë,është bërë diell,është bërë erë!
Prapë se besoj,dhe vjj në fshat,atje tek shtëpia.
Mos të shoh në oborr,te pragu portës,tek avllia.
Hedh sytë lart nga mali,dëgjoj zile dhe këmborë
Ja erdha bir,sikur më thua,dhe ma bën me dorë
Kjo shtëpi,me mure të nxirë,një emër pëshpërit.
Si një këngë e trishtë vaji,u shërove,biri im Refit
Sa gëzime e dasma kemi bërë ,në këtë ovorua!
Gurët e avllisë pyesin”babi Refiti mos u shërua?
Do pyesë nënë Dishua”mos e pe gjëkundi vallë
Çti them,unë baba,kujtimi yt atë e mban gjallë!
Ike një ditë mes maji,me lule i gjithi i mbuluar !
Dheu i vatanit dhe pishat,mos ju kanë shëruar?