August 5, 2024

Ali-Nezit n‘Katunishtë – Avni A. Neziri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ali-Nezit n‘Katunishtë
( Avni A. NEZIRI )
Pullazet rreth m‘rreth gjelbrim
kroje, lule, pemë e perime
buzë kodrave, shpatit t‘llobur‘s
e n’rrasuka, te therat e ukut
bije n‘rekë rrugës së kazarëve
me dalë n‘llaz t’madh
vendi im e i të parëve

kah kroni i kish‘s
tragu i kalit t‘kreshnikëve
Muja e Halili, njerëz bine
duhet të ketë kjanë përnime
te majdani i gurëve derdhë
llazi i lisit të gatë
e në zallë të verdhë

rek’s t’Alisë për n’kodër
n‘llaz të konakut, te mullini
jazit e krye are te guri i qpuem
rrezes plot katana e lule
ujku grabiste delet
dej n‘ballë të rek‘s shkuem
n’kodër u takuem u ulëm e pushuem

pej mullini, përpjetë brincave
mbi tjetrën mahallë
llazit të vogël hajt fluturo
malit me kroje e n‘guri të mullinit
se harrova hunën e gurit
as kodrat në t’katër anë
shijojmë bukurinë e Llapin anembanë.

Avni Neziri 15.Maj.2o18

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com