August 6, 2024

Datëlindja e babait tim ka emër – Sadie Kryeziu Dija

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DITËLINDJA E BABAIT TIM KA EMËR

Sot plaget e gurbetit i kemi vrarë ne detin e dashurisë familjare,
se ditëlindja jote ka emër, vetëm një emër ka
Heroi ynë, i madhi baba…!
Ti, aq bukur e ndërtove botën me imazhe të humanizmit, drejtësisë…
e unë krenare bashkë me familjen Kryeziu përkulemi…
se madhështin e veprës tënde as vargjet e poetit nuk e përshkruajn!
Sot në ditëlindjen tënde kemi harruar ti fshijmë lotët e gëzimit,
jo si dikur me torben e valixhes në krahë plot mall e plagë e zjarrë…,
jo si dikur kur letrat na arrinin për ti lexuar pas tri javesh : Unë jam shëndosh e mirë…,
jo si dikur kur NE me lot në sy nga larg
në qiellin e kaltër vizatonim tortën: Eja babi sot ke ditëlindjen
po te presin me duarhapur femijët, prindërit dhe nëna jonë heroínë e gjallë,
eja te të përqafojm dhe të urojm gëzuar se sa shumë të duam!

ATY a të kujtohet…?
Pas pak qastesh ranë dy pika loti nga qielli:
Një i kristalt e tjetri i ngrohtë si zjarri,
…zërin ta dëgjuam:
Jam unë qe ju dua shumë
sikur uji i kristalt me jepni forcë,
e ndjej ngrohtësin si pranë oxhakut të shtepisë!

Aty si dikur kur ishim femijë të vegjël…
fjala e shenjtë baba është po aq e ëmbël sa fjala nënë
që diellin e frymëzojn të buzëqesh!
E sot sa të bukur janë sytë e tu te lodhjes, dhimbjes e mallit të dikurshëm…
të cilët janë shëruar me krenari,
se vetëm falë teje varfëria nuk trokiti kurrë në portën tonë
edhe skamjen nuk e njohëm,
atë e njohëm në lotët e femijëve jetim e bashkmoshatarve tanë…për të cilët u kujdese e u solle dritën e jetës.
Sot me krenari të urojm gëzuar ditëlindjen heroi ynë,
gëzuar se ditëlindja jote ka emër
ka vetëm një emër ,
EMRIN E LINDJES!
Dija Sadie Kryeziu
13/05/2016
Londër

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com