Dhe zogu i Shqipes – Ulku Bardh
DHE ZOGU I SHQIPES
Por,…dhe ”Zogu i Shqipes,
si gjithmonë,
as nuk epet e as nuk stepet!
Ai sërish, do të ngrihet
bashkë me Agun e Bardhë
që ditës i gdhihet esull
dhe do të fluturojë,
lart e më lart
qiellit të kthjellët, i lirë,
bile me shpirtin e tij
të dëlirë dhe,
tamam si zogu i artë,
pa pranga në duar,
pa zinxhirë në këmbë,
ditës me diell e pa re,
përmbi tokat e stërgjyshit
për gjallimin e tij më vete,
për jetën e tij të re…
Ndërkaq fara e zezë
e kriminelëve ardhacakë,
pushtues e plaçkitës
tokash ilire,…
mbase shpejt
edhe atyre do t’u vijë koha
kur dhe ata do të degdisen
andej nga erdhën…,dikur
edhe atë,…
symbyllas e me trishtim…,
në theqafjen e tyre pa kthim..!
© Ulku