August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Do iki me rete e zeza
Si shterg pa kthim
tek pragu yt do le puthjet,
ledhatimet, dhe gjithcka tenden,
jane te paprekshme,
ashtu sikur i morra.
Ah me fal, harrova,
i kam lare me lot cdo nate,
cdo dite i thaja i laja perseri
Te paketuar kam lene dicka tjeter,
dhimbjen time ,
me fal eshte shume e rende se ngre dot
Por une e mbajta per ty ka kaq kohe!
Hidhi nje sy,
A thua valle do ta kuptosh?
Preke te lutem, po u dogje,
mos me mallko, se dhimbja per ty eshte,
por , s’e di !!!
Zemra mungon ,
ta pata fal shume kohe me pare
E ke humbur,e di.
Ndoshta do gjendet nje tjeter zemer ,
te jetoj dhe une!
Po e gjete dhe timen mbaje,
zemren tende per dashuri,
zemren time te grindesh ,
te shfryhesh me inat ,
me faj e pa faj peshtyje!
Bedri Hoxha

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com