August 2, 2024

Donte ta lënte pa gojë – Hyrije Jusufi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DONTE TA LËNTE PA GOJË

Ma thuaj një fjalë nëpër ëndërr
Për rrugën e largët që bëje në largësi
Me shpirtë t‘fshija djersën e shijoja puthjen e parë
Tik-taket e zemrës së natës pa fjalë…!

Dritarja rrinte hapur
Djersëballit heshtje e të vërtetës që dhemb
Në krevatin e vogël mezi zënte dorën tënde
Aty ofshamë , keqardhje ku fillonte një jetë…!

Në rrugën plot zjarr djalli hidhte valle për ta vrarë ndiqtte një dashuri ..
Shkretëtirash zvarritej
Një copë këtu-aty
Livadhe jete pa gjuhë e sy…!

Ti ende nuk e din
Se jo rastësisht në shqiponjë u shëndërrova
Nuk rrudha supet
E buzët e kafshuan zgurrën e gjarpërit
Betohej..
Donte ta lënte pa gojë…!

Prandaj pa dashje hyra në shpirtin tënd
Dhe aty lexova shumë
Pse thash ; ku mbeti gjithë ajo trimëri
alivanosur mëkat i gëlltitur
Si dy vrima të thata dukeshin ata sy…!
Tunelit pa fund pazare për pak liri..!

Kështjellash bëra zbulime të porositura
Për zanat që këndelleshin në vellën e bukur
Buzëkuqet këmbën mbi këmb rrinin karshi
Timonit rrugëjetës qiellin donin me shpërthy…!

Unë lulediell ngrohesha nga rrezet e para në lumturinë e mëngjesit
Pikturoja portretin pa ngjyre
Nudo në bardh e zi …!

Hyrije Jusufi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com