August 3, 2024

Dua të dëgjoj Heshtjen tënde… – Arqile Gjata

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DUA TË DËGJOJ HESHTJEN TËNDE!

E dashur!
Dua të dëgjoj Heshtjen tënde…
Heshtja tënde është hije, rrëshqet ngadalë,
ashtu e përlotur largohet pa zhurmë.
nuk besoj!…
Heshtja tënde të gjendet në duart e dikujt,
vallë ku ndodhet, as në stinën e pranverës
nuk ta dëgjova Heshtjen…?

Heshtja tënde i ngjanë cicërimave ligjëruese të Majit,
është fryma, që dëshëron të rrijë brënda
trupit tënd të bardhë!?
…Heshtja, gjysmë e dukshme i lë shteg
fytyrës tënde të buzëqesh
dhe unë, si muzikë dhome dua ta dëgjoj Heshtjen,
po ligështohem, që nuk mundem të jem pranë saj,
brenda Heshtjes qetësohet ajo, koha e ëmbël…
më e kënaqëshmja që kemi pasur!

Heshtja, varrmihsja e dashurisë tonë
më kalon para syve, por prap ti më mungon…
Çdo mëngjes
Heshtjen tënde si muzikë dhome ma ka ënda ta dëgjoj,
E dashur,
më thuaj, çfar mendon ajo…Heshtja??

Maj-12-5-2018
Arqile Vasil Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com