Gdhendje në gur – Demir Gjergji
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
BALADA E TRUPIT PA JETË
-Gdhendje në gur-
Një trup i pajetë,
Në mish ftoh një predhë,
Ndërsa plagë e nxehtë
Ndër të gjallë bredh.
Bëhet klithmë nëne,
Pik në lot fëmije,
Psherëtimë hëne
Në natë pusie.
Një njeri pa shpirtin,
Si vedër pa verë…
Nuk e njeh më dimrin,
S’udhëton mbi tastierë.
…Një ushtar të vrarë
Një dafinë e pret,
T’i bëhet damarë,
Në gjethin e blertë.
Një njeri në dhé,
Bërthamë që mbin;
Ah nën borë atje,
“Ah!” në kurmin tim!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com