August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

GRUAJA ASHT SI QELQI

Gruaja asht si qelqi, murmuriste gjyshja
dhe kërciste gishtat e thatë
kushedi sa i herë i kishte thyer
dhe mbase kishte ngjitur kocet mëpas
Si qelqi asht gruaja
dhe kur moti ndrron
qohen pésh dhimbjet e ngjitjeve
një jetë të tanë rënkojnë
E po rastisi, ranë përdhé copëzat
mblidhen me lopatë
varrosen si relikte
thellë, thellë deri në brez
se as morti t‘barabartë nuk e merrë
e krisjet as aty nuk pushojnë

Ruaju krisjes, bijo
gruaja asht si qelqi,
e thyejnë papritë
e si t‘merr kambë e krahė
kur i duhet t’ngjet copėzat çdo ditë

Ruaju krisjes, bijo
m‘përcjell tan jetën
derisa në kurmin tim
një tjetėr mua
rigatuan veten
jo nga qelq,
jo nga brinja tij

ShB

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com