August 14, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Jam gru!
Jam gru e ndërtum
Prej ashti e gjaku
Nder i fisit e bajrakut
Jam kulla e skalitun veç prej një trungu
Kafshata e mram n’konakun e burrit
Jam lisi rrëzum i bërë ushqim djalli
Me çërpikë t’rëndum prej loti e malli
Si ahu i djegun nën rrëzën e malit
Arka e drujt sekretit e fajit
Si balta e fjala sa herë e shkelun
Me trupin e shtrim si paja e nuses së
vdekun
Jam dhimja e loti nanës,fjala e fundit amaneti
babës.
Sa herë e kthym n’Rozafë që me dhimbjet e mija
I ushqej bulëzat e andrrave t’mija!
Jam det i pafund gji i braktisun
Nata e errët n’ishullin e braktisun
Por jam edhe fllad ,erë mbush me dashni
Zani i nanës që bënë mrekulli
Jam dielli që ndriçon përherë si fenerë
Jam dritë që çel lilat ma t’ambla
n’pranëverë
Vlora Rexhaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com