Jeta – Pullumb Ahmeti
JETA
Rrëkezë e vogël nisesh pandjerë
teposhtë rrëpirave rrëmben ç’gjen
lumë ngarkohesh fushës së gjerë
vjen ndalesh befas në det humbet.
************,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
NDERI
Ulur e priste kaherë stolit i pafjalë
vite kalojnë ndjen se do vij një ditë
cigaren thithte shikonte një djalë
si hije erdhi iku lehtësoi një shpirt.
**************,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
PABESIA
Ecja shtegut të jetës qetë qetë
zogjtë papritur këngën pushojnë
diku përtej era lëkundte një gjeth
mendime turbull mendjes gëlojnë.
**************,,,,,,,,,,,,,,,
TRADHËTIA
Më buzëqeshi ëmbël sofrës u afrua
dorën supeve më vendosi miqësisht
gotën ktheu me fund shpejt u largua
iku duke qeshur ndën buzë,,tinëzisht.
***************,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
TRISHTIMI
Trishtimi rrugëve shpirtit ecte si i penduar
s’nxitohej hapat hidhte ngadalë i lëkundur
ç’do këtu tek unë,dil jashtë i thashë i uruar
jeta më thirri,tha,ulet këmbëkryq i patundur.
**********,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
MIRËNJOHJA
Të ndjeva në zërin e ëmbël ëngjëllor
kur zilja më zgjoi befas nga përgjumja
erdhe ashtu thjeshtë si fllad në qershor
s’u besoja syve,më the ,Jam mirënjohja.
**********,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
MOSMIRËNJOHJA
Mosmirënjohjen rrugës e hasa
në stacione pritshmërie e paturp
njohjen tënde kërkoj,tha,se plasa
e mori iku pa drojë e veshi në trup.
********** ,,,,,,,,,,,,
FALJA
Faljen s’e pranoni,e thotë dhe zoti
koka e falur gijotinës s’pritet dy herë.
Ky vend im i drobitur prej mot,motit
këmborën u vari Ju ta tundni një herë,
******* ,,,,,,,,,,,,,,,
Më fal,i tha për ç’ka kam bërë
stoik qëndron, fjalë nuk thotë
si qentë lehin natën për hënë
e imja është dhe kjo cop tokë
*********,,,,,,,,,,,,,,
ZHGËNJIMI
Më prit ,më tha,në udhëkryqe
do të vi një ditë aty me patjetër
eci kohës,thash,mos më ndiqje
përditë shkruaja diçka në letër.
Nën drita neonesh të kërkoja
rrugës së jetës të pambarim
ti s’ndihesh më kot shpresoja
në shpirt ndjeja një zhgënjim.
**4/5/2017**Pullumb Ahmeti