August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

L I R I K A E R R U G Ë S

Kur ditë e re sapo çel, nga agimi ledhatar,
Përballë jetës, unë sërish, ndezur do të mbaj një zjarr.

Se në terr mjaft të rëndë, ai do duhet të ndriçojë,
Dhe me yjet shumë tok, njerëz të rinj do udhëzojë.

Tej në fushë vesa në bar, pa u ndjerë rrëshket e bie,
Motiv zgjimi i bëhet tokës, me buzë të etura dashurie.

Pranë meje lumi i vjetër, valë-valë kohën s’pret,
Shelgjet si dëshmi mbi të, t’i marrë me vete i thërret.

Ç’magji e bukur në këtë vend, në gjoks thellë më “trokon”,
Si kalë kohe, në udhën time, rend e rend e nuk ndalon…

Dhe në ditën që sapo bie, ja dhe dielli rrezear.
“Ti vazhdo!, – më thotë jeta. – Mos ndalo, o udhëtar!”

– Sliver Sliver –
Athinë, 13 maj 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com