Mesmaj! – Rudina Muharremi Beja
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mesmaj!
Po zbehen ngjyrat e tablosë në mur,
Pranvera të rëndë e ka hapin
Frengjia e një reje zhburgos një fije drite
me trishtim të pazakontë…
S’ka dallëndyshe të ngrenë foletë,
bilbilat s’këndojnë,
Lidhur fluturat me fije të padukshme,
ca fjalëve të kota që përtej zhurmojnë,
maska rrezikojnë të bëhen fytyra,
buzët heshtin…
e tryezave tinëz skenarë frymojnë,
Shkruar netëve të pagjuma
nga regjisorë të tkurrur e aktorë ameba,
që mëngjeseve,
drita mirë pa dalë,
valvisin kutërbues gërshetë me
lëvdesa…
Rudina Muharremi Beja
15/05/2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com