Një varg – Enver Reka
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NJË VARG
Me lot më dalin vargjet në fund,
një nga një vargjet plot jet’,
e ndarje pa fund.
T’randa e besa edhe të tepërta,
një varg nuk e kam një vit.
Brenda ka shumë jeta ,
Tokë e arbrit dasma shumë,
dikush ikte natën ,nuk e shifte mëngjesi.
Për diken u hapte qielli dhe e merte dreka,
vargjet edhe mund t’uken t’pa imagjinueshme ,
por janë t’vërteta .
Rrugë rafsh dhe rrugë tatëpjeta,
por kurr t’shkreta.
Njeriun e veqant nuk e takon shpesh ,
e ke për jetë kët peshqesh
dhe loti në varg bie vet.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com