Optimizëm dhe indiferencë! – Ardjana Dragoi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
OPTIMIZËM DHE INDIFERENCË
Në rrugën e jetës nuk do shkoj trishtuar
Sepse e di , që jeta është kjo
Të hedh e të pret , në qindra mënyra
E ti përsëri mbetesh po “Ajo”!
Në shiun e lotëve nuk strehoem
Bashkudhëtare , loti s’do më ketë
Tutelës së dhimjes s’i nënshtrohem
Sido që të më vish , e shtrenjta jetë!
Do të përqafoj me krahë shprese
Dhe shpenguar do të shkoj drejt fatit tim
Do të dashuroj , pa komplekse
Edhe pse ndonjëherë ti bëhesh rutinë!
Në stacione pritjesh , s’do të rrij vetmuar
Sepse e di që vetmia vret
Prandaj e shpërfill duke e sfiduar
Me optimizëm dhe indiferencë!
ARDJANA DRAGOI
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com