August 11, 2024

Përtej jetërave të pajetuara – Sabit Rustemi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Premierë poetike

PËRTEJ JETËRAVE TË PAJETUARA

Poezia më e mirë për mua je ti e dashur
që në këtë Natë të Madhe motmoti s’më le vetëm
zbret nga ana e malit mes dy luginave të mia
për t’i shkrirë djegat duke i shprushë dafinat
e për t’ia hequr stinës sime ato rreshka vetmie

Nata tjera ngjyra merr bëhet e pa harruar
E dita flakërohet syve të kthjellur nga dashuria

Atë loçkë të zemrës ma dhuron pa fjalë
Siç i dhurohet vetëm një Njeriut në Jetë

Lehtas me majën e gjuhës e drithëroj atë fole prej mjalti

ngadal e nxjerr pa e zgjue Amën e Djegur në pritje

e zhytem pastaj kryengul thellinave të padukshme

që vlojnë ndjenjash nga çasti në çast si Zgjue Bletësh

Zjarrushja ime e etur humbet nëpër drithërima
Kërkon prapë të notoj thellësive të paarritshme

O ç’det i paparë i pa skaj
Shfaqet e zhduket sa hap e mbyll sytë
në një Oqean të Dalldisur dallgësh
Trekëndëshit të Zjarrtë të etjes
Mes Meje
Teje
e Dashurisë

Më grishë më ngulm dhe përtej jetërave të pajetuara
Etja që s’Shuhet

Për t’më mbyllur përjetshëm Syve të Saj
Për një Gjumë të ëmbël

( 6 – 7 Maj 2020 )
Sabit Rrustemi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com