August 16, 2024

S’dua të jem si ti! – Safet Hasani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

S’dua të jem si ti!

Ishim së bashku mes zjarresh dikur,
S’dallonim për asgjë, deri më dje
Gjersa vendose mes nesh një mur
Kur çdo herë thua – unë, e asnjëherë – ne!

Disa u vranë, shumë të tjerë u lamë me gjak,
Në atë kohë të errët, ç’me furtunë e stuhi,
Atëbotë ishim një, s’dallonim aspak
Eh, lakmia na ndau tani në liri!

Tani, sa herë kur të shihemi përball
Të shikoj, e them me vete: vërtetë a je ti?
Mundohesh të arsyetohesh, por goja s’qet fjalë,
I tëri je shndërruar në hipokrit, e në një fytyrëzi.

Unë mbeta i njëjtë, ashtu siç kam qenë
Me ato thjeshtësitë e mia, që dikur kisha
Rrugën time në jetë askush s’mund t’ma zënë
Por kurrë nuk do doja sikur ti të isha!

S’dua të mbetem kështu në veten e parë,
Kur bashkë ishim dikur, e jo të vetmuar,
Përherë mbetem i tillë, jo me njollë në ballë,
Emri yt përgjithmonë qoftë i harruar!

Poezi nga libri im “Baladë e heshtur”, Lena, Prishtinë 2019, fq 20.

Safet Hasani. Prishtinë, 15 maj 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com